Pas protestës pritet të ketë një vendim politik nga krahu i demokratëve Lulzim Bashës.
“Burimet nuk përjashtojnë faktin që Sali Berisha të përjashtohet nga PD edhe si anëtar. Nuk është vetëm emri I Sali Berishës që po diskutohet dhe hidhet si ide në mbledhjen e forumit”, raportohet nga Ora News, përcjell FolDrejt.com.
Mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve a ka prodhuar ndonjë vendim dhe a ndodhen anëtarët e kolegjit në këto ambiente?
“Janë të gjithë në sallën e grupit parlamentar. Është salla ku kemi parë protestues që janë ngjitur me shkallë dhe kanë thyer xhamat. Mbledhja është ndërprerë disa herë dhe në komunikimet u është dashur të zhvendosen pasi ka pasur hedhje gurësh dhe thyer xhamash. Ata qëndrojnë dhe në korridorin qëndror të selisë PD”.