Bashkatdhetarët tanë që ishin për festat e fundvitit në Kosovë, tashmë kanë filluar të kthehen në vendet e Evropës.
Edhe këtë vit, sikur viteve të tjera vazhdojnë të presin në hyrje-dalje.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, 30 deri në 40 minuta janë pritje në pikën kufitare në Merdarë dhe Dheu i Bardhë.
Dalja në këto dy pika kufitare është 50 deri në 70 metra.
Ndërsa në pika tjera kufitare deri në këto momente paraqitet situatë më e qetë dhe pa pritje të gjata.
Gjatë së hënës kolonat kanë qenë kilometrike.
Në dalje të Merdarës kolonat mbrëmë kanë arritur deri 120 metra, kurse te Dheu i Bardhë kolonat kanë qenë deri 100.
Për të përcjell gjendjen aktuale dhe fluksin në pikat e kalimit kufitar të Kosovës klikoni KËTU ,njofton Telegrafi.