Kryeshefi Ekzekutiv i SHBK-së, Petrit Balija ishte i ftuar në një bashkëbisedim virtual me Sektorin Bankar dhe Bizneset të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), ku të pranishëm ishin përfaqësues të bizneseve nga sektor të ndryshëm të ekonomisë.
Balija prezantoi perspektivën e Shoqatës së Bankave mbi zhvillimet aktuale me theks të veçantë në masat lehtësuese që sektori bankar i ka ofruar bizneseve gjatë periudhës pandemike COVID-19 dhe për pikëpamjet e sektorit në lidhje me fazën e rimëkëmbjes ekonomike.
Njëherit folës gjatë këtij takimi virtual ishin: z. Ilir Aliu, Kryetar i OEGJK, znj. Eriola Bibolli, CEO e ProCredit Bank – dhe gjithashtu anëtare e bordit të Shoqatës së Bankave të Kosovës (SHBK) dhe z. Besnik Berisha, drejtor menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK).
Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare si Banka Botërore, Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare, etj.
Të pranishmit falenderuan drejtoreshën menaxhuese znj. Nora Hasani dhe stafin e OEGJK për organizim të eventit.