Një burrë është arrestuar në Prizren, pasi i njëjti dyshohet për veprën “Bashkëjetesë jashtëmartesore me personin nën 16-vjeç”.
Siç njofton Policia e Kosovës, i njëjti e kishte marrë viktimën dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.
Pas arrestimit të të dyshuarit, viktima është lokalizuar dhe dërguar te familja e saj.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.