Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka thënë se Serbia ka kërkuar nga SHBA-të që t’i japin “të gjitha informacionet” për Aleksandër Vulinin, veçmas me dyshimet mbi lidhjet e tij me trafikun e drogës, shkruan Fol Drejt.
“Nëse ata japin ndonjë informacion për këtë çështje, ne do ta ndjekim penalisht Vulinin, citohet të ketë thënë Vuçiq.
Ai madje është shprehur i bindur se “nuk ka asgjë rreth kësaj”, duke këmbëngulur se Vulin u fut në listë të zezë, shkaku i qëndrimit të shtetit serb, në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë:
“Më thanë – vendos sanksione ndaj Rusisë, nuk ka sanksione kundër askujt në Serbi”, tha ai.
Vulin, sipas tij, është futur në listë të zezë me tipa si “Slobodan Teshiq”, duke u akuzuar për krim të organizuar dhe trafik të narkotikëve, por që asgjë nuk ka të bëjë me këto të fundit.
N1info citon Vuçiqin të ketë thënë se Serbia ka nevojë për një aleat si ShBA-të, duke i përmendur bashkëpunimet konkrete edhe në fushën ushtarake. Blerja e armëve nga ShBA-të, sipas tij, e dëshmon këtë raport të ngjeshur miqësor, mirëpo futja e njeriut të BIA-s në listën e zezë, ka vetëm një arsye: mungesa e vullnetit të Serbisë, për t’i vendosur sanksione Rusisë./FolDrejt/