Ivica Daçiq nuk do të jetë kryeministër, tha anëtarja e Kryesisë së Partisë Progresive Serbe (SNS), Zorana Mihajloviq, duke thënë se në përgjithësi është kundër koalicionit të Përparimtarëve me Partinë Socialiste të Serbisë (SPS).
“Nuk e di nëse do të jem në qeveri, por më duket se mund të them me siguri se kush nuk do të jetë kryeministër. Ivica Daçiq nuk do të jetë kryeministër, në përgjithësi jemi kundër koalicionit me SPS-në”, ka thënë Mihajloviq për TV Happy.
Mihajloviq ka vlerësuar se “vetëm presidenti Aleksandar Vuçiq ka të drejtë të festojë, sepse ka arritur një rezultat historik”.
Ndryshe, Vuçiq në fjalimin e fitores kishte lënë të kuptojë se nuk do të bashkëpunojë me Daçiqn gjersa kishte lavdëruar opozitarin Dragan Gjilas dhe një parti të komunitetit hungarez.