Zyrtarët izraelitë shprehën shqetësim për bashkëpunimin hapësinor ruso-iranian, një ditë pas lëshimit të një sateliti iranian nga një raketë ruse.
Gazeta “Jerusalem Post” citoi një zyrtar izraelit të thoshte se sateliti do të “rriste aftësitë e Iranit për të lëshuar potencialisht raketa balistike ndërkontinentale”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ai paralajmëroi se një bashkëpunim i tillë ruso-iranian mund të zvogëlojë aftësinë e “spiunëve” të Izraelit për të depërtuar në kufirin e Iranit me operacione “për të penguar përparimin e tij bërthamor”.
Agjencia ruse e hapësirës dje njoftoi se Rusia lëshoi satelitin Khayyam të Iranit me një raketë Soyuz nga porti hapësinor Baikonur në Kazakistan.
Shefi i agjencisë ruse të hapësirës Roscosmos, Yury Borisov, e përshëndeti lançimin si një “ngjarje historike në bashkëpunimin dypalësh Rusi-Iran që hap rrugën për zbatimin e projekteve të reja” të përbashkëta.
Ndërkohë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA, Irani ka pranuar të dhënat e para nga sateliti i tij Khayyam. Të dhënat përfshinin matjet telemetrike të pranuara nga stacionet tokësore të Agjencisë Hapësinore Iraniane./FolDrejt/