Bettina Wulff (45) i është sekuestruar leja e qarkullimit rrugor për 11 muaj – dhe më pas duhet të kalojë provimin gjerman “Idiotentest”, nëse dëshiron edhe njëherë ta rimarrë, shkruan bild.de.
Prokuroria e Hannoverit e mori këtë vendim pasi ish zonja e parë e Gjermanisë, Wulff në 17 shtator kishte vozitur në drejtim të kundërt të rrugës dhe nën efektin e alkoolit, përcjell foldrejt.com.
Wulff është bashkëshortja e ish kryetarit të Gjermanisë Christian Wulf, me të cilin është shkurorëzuar dyherë./Foldrejt.com