Një grua raportoi në Policinë e Kosovës se është dëbuar nga shtëpia bashkë me djalin 2-vjeçar nga bashkëshorti i saj.
Rasti u raportua në Vushtrri, rreth orës 23:30, përcjell Fol Drejt.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar se bashkëshorti i saj e ka dëbuar me forcë nga shtëpia bashkë me djalin e saj 2 vjeçar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar në strehimore”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/