Një grua në Pejë ka bërë një veprim të papritur. Sipas policisë, ajo, pa paralajmërim, e ka lënë foshnjën e saj në ballkon dhe ka ikur nga shtëpia, raporton Fol Drejt.
Rasti është cilësuar si “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.
“Pejë, 22.05.2022 – 17:45. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se bashkëshortja e tij kishte lënë foshnjën në ballkon dhe pa lajmëruar askënd ishte larguar. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit së bashku me foshnjën është liruar dhe ka shkuar ne shtëpinë prindërve deri sa të dalin para gjykatës” – thuhet ndër të tjera në raportin 24 orësh./FolDrejt/