Bashkëshortja e Agim Ramadanit, Shukrija, e ka përkujtuar heroin në përvjetorin e rënies. Ai u vra në përballje me forcat serbe 23 vite më parë.
Ajo, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka shprehur mallin që e ka për të, transmeton Fol Drejt.
Agimi mbetet i paharruar në kujtesën e saj, sië edhe e thotë: “Kitara jote e nemitur mbeti, e fyellin veq flladi i lirisë e përkëdhelë…”
Ky është postimi i saj i plotë:
Sot veq dhembjes asgjë smund të fali shpirti im, më fal që jam ligshtu e malli marrê mka për magjinë e buzëqeshjes sate. Kërkove e fortê të bëhesha e në krah lirie të fluturoja qiejve të ëndërruar, ti gëzohesha buzëqeshjes së foshnjeve të palindura e dashurisë së fėmijëve tanë, duarëve që thurin veshje pêr gjeneratat e lirisë e djersës që bulon nga balli i puntorit që ndërton të ardhmen e vendit! Por sytë më janë mjegullue nga dhembja e angushtia që ma rêndon frymëmarrjen në kërkim tė diellit tė lirisë!
Copėzat e poezive tua mė përzihen me ngjyra punimesh të mbetura nė gjysmë e më kot mundohem ti radhis sirtareve! Kitara jote e nemitur mbeti, e fyellin veq flladi i lirisë e përkëdhelë! Ëndërrat po zhdaraviten mjegullnajave që nga Karpatet frymën po na e zëjnë e krenaria më lëndohet kur para shtatores tënde shoh lypėsin Migjenian të shtrirë si në legjenda!
Dua ta gjej diellin e premtuar e t’ ia ngrohë duart e ngrira me ofshamat e krejt vashave duarthata në pritje t’përqafimeve të trimave që përqafuan lirinë! Loti më tradhëton e nga shpirti më vie të bërtas sa ti tundi malet,pse liria kaq dhembje paska!