Shukrie Ramadani ka publikuar në llogarinë e saj në Facebook, punimin e temës së diplomës së bashkëshortit të saj, heroit të kombit Agim Ramadani, shkruan Fol Drejt.
Siç mësohet nga postimi, ai këtë temë e kishte mbrojtur në Akademinë Ushtarake të Zagrebit.
Zonja Ramadani ka thënë se ajo mund t’i duhet edhe FSK-së tani:
“Të nderuar miq të portës sime digjitale. Meqë shum nga ju keni njohur Agimin,por nuk keni pasur rastin të njifni bukurshkrimin,përkushtimin dhe njohuritë e thella që posedonte në fushën që përcaktohej për ta studjuar,po ndaj me ju sot punën e madhe që ka bërë në temën për diplomim në drejtimin si ushtarak karriere në fushën e komunikacionit,në kazermën “Ivan Goshnjak”në Zagreb,duke qenë e bindur se edhe sot kjo temë është tejet e rëndësishme për ushtrinë tonë (FSK)e cila duhet të formësohet sa më profesonalisht që është e mundur. Më vie keq,që ende nuk kemi arritur ta përkthejmë këtë punim diplome që me kaq dashuri ,përkushtim , profesionalizëm e durim u shkrua me dorën e Agimit!Ka mbi 70 faqe ,këtu po i paraqes pak nga ato!” – ka shkruar ajo./FoLDrejt/