Bashkëshortja e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dalë me një mesazh rrëqethës në rrjetet sociale ku ka publikuar dhe foto të disa prej fëmijëve të vrarë tashmë nga pushtimi rus.
“Kur njerëzit në Rusi thonë se nuk janë në luftë me popullsinë civile, tregojini këto foto! Këto janë fytyrat e fëmijëve që nuk do rriten më kurrë. Sa fëmijë të tjerë duhet të vdesin që trupat ruse të ndalojnë të shtënat dhe korridoret humanitare të funksionojne? Sa më shumë gjak duhet derdhur dhe shumë njerëz duhet të vdesin nga uria në mënyrë që trupat ruse të ndalojnë shkatërrimin e automjeteve që kryejnë misione humanitare?”, shkruan ajo./FolDrejt/