Bashkëshortja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Olena, tha se Ukraina do të jetë e kënaqur vetëm me paqen që do të rezultojë nga fitorja e Kievit.
“Është e pamundur të shtrëngosh duart me ata që vranë të afërmit dhe fqinjët e tu. Nuk mund të ulesh në tryezën e bisedimeve me një vrasës të papenduar”, tha gruaja e Volodymyr Zelenskyt për agjencinë koreano-jugore Yonhap.
Ajo shtoi se Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për krimet e kryera në Ukrainë, transmeton Fol Drejt.