Një proces i çuditshëm ka ndodhur në Gjykatën Vjeneze, ku një shtetas i Maqedonisë dhe Austrisë, 27 vjeçar, kërkonte të martohej me një grua, por problemi i tij ishte se ai ndërkohë ishte i martuar edhe me një grua tjetër në Maqedoni – me të cilën kishte edhe një vajzë, shkruan heute.at, përcjell foldrejt.com.
Për të shmangur këtë problem, ai divorcoi me letra gruan e tij në 2017 dhe tashmë mori këtë të drejtë. (Ish) gruaja e tij nuk e dinte këtë çështje administrative të divorcit.
27 vjeçari nga Maqedonia tentoi edhe njëherë të martohet me gruan nga Austria, por kësaj here alarmin e hodhi (ish) gruaja e cila e mësoi ngjarjen ndërkohë.
Gjykata menjëherë e akuzoi 27 vjeçarin për martesë të shumfishtë, ku sipas ligjit mund të dënohet deri në tre vjet burg. 27 vjeçari përveç burgut ka humbur tashmë edhe të ‘dyja gratë’ dhe jeton me prindërit./Foldrejt.com