Bashkësia Islame e Kosovës nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se për vërshimet në Mitrovicë dhe Skenderaj, janë tubuar 123,161.38 euro, shkruan Fol Drejt.
Në njoftim thuhet se “Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës, njofton opinionin e gjerë, se në aksionin për grumbullimin e mjeteve financiare për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë dhe Skenderaj, i organizuar nga kjo Kryesi, më 27 janar 2023, janë tubuar 123,161.38 euro.”
Po ashtu se kjo kryesi “falënderon të gjithë ata që kontribuuan në këtë aksion, duke e lutur Zotin Fuqiplotë që t’i shpërblejë me të mirat e kësaj dhe të botës tjetër!”