Bashkia e Tiranës ka vendosur që të japë bursa për 600 nxënës të kryeqytetit.
Kështu Bashkia u vjen në ndihmë atyre familjeve që kanë vështirësi për të mbështetur arsimimin e fëmijëve të tyre. Kjo u bë e mundur me miratimin nga Këshilli Bashkiak të vendimit “Për miratimin e listave të nxënësve të arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike, që përfitojnë bursa, për vitin shkollor 2018-2019”, ku detajohen emrat të të gjithë përfituesve.
Në vendim sqarohet se 600 nxënës që jetojnë në konvikte apo u përkasin familjeve në nevojë, përfitojnë një shumë prej 65 000 mijë lekësh në vit.
Bashkia e Tiranës së fundmi fokusin e saj ka fëmijët.