Në fillim të takimit, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, iu drejtua liderëve të BE-së me një lidhje video, ndërsa diskutimi për sanksionet dhe burimet e energjisë do të vazhdojë gjatë darkës së punës që sapo ka filluar në godinën “Europe” në Bruksel.
Liderët e BE-së në një takim sonte në Bruksel diskutojnë situatën në Ukrainë, por edhe paketën e gjashtë të sanksioneve, e cila përfshin një embargo ndaj importeve të naftës nga Rusia, transmeton Fol Drejt.
Burimet diplomatike të BE-së që ndoqën bisedimet thonë se situata e konsensusit mbi sanksionet është “e ndërlikuar, por për të parë dritën në fund të tunelit”./FolDrejt/