BE ngriu gjithashtu 300 miliardë euro të rezervave valutore të Bankës Qendrore Ruse.
BE ka ngrirë më shumë se 17 miliardë euro të aseteve ruse si pjesë e një pakete sanksionesh kundër Moskës, tha Komisioneri për Drejtësi i Komisionit Evropian, Didier Reyndir, transmeton Fol Drejt.
“Pasuritë e 90 personave janë ngrirë deri më tani, më shumë se 17 miliardë euro në shtatë shtete anëtare, duke përfshirë 2.2 miliardë euro në Gjermani”, tha belgu për koncernin gjerman të medias Funke./FolDrejt/