Komisioni Evropian u ka propozuar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian zbatimin e çmimit tavan prej 60 dollarë për fuçi për naftën që transportohet nga Rusia me rrugë detare.
Sipas lajmeve në mediat ndërkombëtare, përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare të BE-së vazhdojnë negociatat për përcaktimin e çmimit tavan që do të zbatohet ndaj naftës ruse, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
KE-ja në mënyrë që të arrihet konsensus mes vendeve anëtare, ka propozuar një çmim tavan prej 60 dollarë për fuçi nafte që transportohet nga Rusia në rrugë detare. Propozimi në fjalë nuk është miratuar ende nga një grup vendesh që përfshin edhe vendet Baltike kryesisht si Polonia, Estonia dhe Lituania.
Përderisa këto vende insistojnë zbatimin e një çmimi tavan në nivel më të ulët, thuhet se për marrjen e vendimit është i nevojshëm miratimi unanim nga 27 vendet anëtare. Përveç çmimit tavan prej 60 dollarë për naftën ruse bëhet fjalë edhe për formimin e një mekanizmi të ri shtesë për kufizimin e çmimit.
Ky mekanizëm do të rivlerësojë çmimin tavan për naftën ruse çdo 2 muaj. Mekanizmi do të sigurojë që çmimi tavan për naftën ruse të mbahet nën 5 për qind të çmimeve të tregut.
Zbatimi i çmimit tavan do të hyjë në fuqi më 5 dhjetor, kur do të hyjë në fuqi vendimi i BE-së për ndërprerjen e furnizimin me naftë bruto nga Rusia me rrugë detare.
Në këtë mënyrë, nëse nafta ruse nuk shitet me një çmim më të ulët se çmimi i caktuar, kompanitë e vendeve G7 dhe të BE-së nuk do të mund të ofrojnë shërbime transporti, sigurimi, risigurimi dhe ndërmjetësuese për këtë naftë.
Vendet e G7 dhe të BE-së po zhvillonin bisedime për zbatimin e çmimit tavan për naftën ruse. Javën e kaluar G7, propozoi përcaktimin e një çmimi tavan prej 65 deri në 70 dollarë për fuçi për naftën që transportohet me rrugë detare nga Rusia.
Brenda BE-së, kryesisht vendet si Polonia, Lituania dhe Estonia zhvillojnë punime që çmimi tavan të përcaktohet në nivele shumë më të ulëta.
Ndërsa vendet si Greqia, Malta dhe Qiproja Greke, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në transportin e naftës ruse dhe të cilat gjenerojnë të ardhura të rëndësishme, kërkojnë që çmimi tavan të vendoset në nivele më të larta.
Rusia kryen rreth 10 për qind të prodhimit botëror të naftës. Zyrtarët rusë kanë deklaruar se nuk do t’u shesin naftë vendeve që marrin pjesë në zbatimin e çmimit tavan./FolDrejt/