Udhëheqësit e Bashkimit Evropian i dhanë dritën jeshile një plani për t’i dhënë Ukrainës 18 miliardë euro mbështetje financiare gjatë vitit të ardhshëm, pasi presidenti Volodymyr Zelensky paralajmëroi se Rusia po përpiqej të shkaktonte një eksod refugjatësh duke shkatërruar infrastrukturën energjetike të vendit të tij.
Ursula von der Leyen shtoi se këto fonde do të mbulojnë në mënyrë të barabartë BE-në dhe SHBA-në, si dhe institucionet financiare ndërkombëtare.
“Ukraina na thotë se atyre u duhen afërsisht tre deri në katër miliardë euro në muaj për të pasur burime të mjaftueshme për gjërat bazë”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.