Siç raporton presidenca çeke në një postim në Twitter, përfaqësuesit e përhershëm të BE-së miratuan paketën e ardhshme të sanksioneve në përgjigje të agresionit rus kundër Ukrainës . Masat e reja do të harmonizojnë BE-në me partnerët e G7, do të forcojnë zbatimin e tyre dhe do të mbyllin boshllëqet aty ku është e nevojshme.
Sanksionet e reja përfshijnë ndalimin e importeve të arit (dhe bizhuterive) me origjinë ruse, ngrirjen e aseteve të Sberbank, më shumë sanksione ndaj individëve dhe personave juridikë dhe një angazhim se sanksionet nuk do të rrezikojnë sigurinë e ushqimit dhe energjisë në mbarë botën, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Paketa do të miratohet nga Këshilli me procedurë të shkruar, e cila do të përfundojë nesër në orën 10:00 (me orën e Brukselit). Sanksionet do të hyjnë në fuqi pasi të publikohen nesër në Fletoren Zyrtare të BE-së./FolDrejt/