Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se do të ndajnë 75 milionë euro për ta ndihmuar Kosovën në menaxhimin e krizës energjetike.
Për këtë njoftoi edhe presidentja e Kosovës përmes një postimi në Facebook, transmeton Fol Drejt.
““Vendi i Kosovës është në Bashkimin Evropian”
“Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Kosovën”
“75 milion euro ndihmë e menjëhershme buxhetore për Kosovën në përballimin e krizës energjetike”
“500 milion euro për rajonin ku Kosova mund të përfitojë me projekte konkrete në fushën e energjisë”
“Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe e meriton liberalizimin e vizave”
Falënderim i përzemërt për Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për këto mesazhe inkurajuese e mbështetëse për Republikën e Kosovës. Llogarisim në lidershipin tuaj përderisa ndërmarrim hapa të guximshëm drejt sundimit të plotë të ligjit dhe mbrojtjes së vlerave evropiane ”, u shpreh Osmani./FolDrejt/