Kosova, por edhe thuajse gjithë bota po përballen me virusin COVID-19.
E gjithë kjo sfidë është mjaftë vështirë e kalueshme, duke marrë parasysh numrin e të infektuarve që është rritur mjaftë shumë.
Komisioneri për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhely ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian ka ndarë mjete financiare për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ai theksoi se sot u ka shkruar të gjithë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe Kosovën, në mënyrë që t’ua konfirmojë mbështetjen e BE-së në luftën kundër koronvirusit.
Varhely shtoi se janë ndarë menjëherë 38 milionë euro për sektorët e shëndetësisë, ndërkohë ka paralajmëruar rialokim të 373 milionë eurove të tjera për rimëkëmbjen sociale e ekonomike të rajonit.