Paketa e dhjetë e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë përfshinte shtatë kompani iraniane për të cilat besohet se kanë furnizuar Moskën me armë që dyshohet se përdoren më pas në Ukrainë, njoftoi sot këshilli i BE -së, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
“Për herë të parë, lista përfshin shtatë subjekte juridike iraniane që prodhojnë automjete ajrore pa pilot ushtarakë, të cilat ushtria ruse i përdor në një luftë agresive kundër infrastrukturës civile”, thuhet në deklaratë, raporton “Sputnik”.
Në të njëjtën kohë, qytetarëve rusë janë të ndaluar të mbajnë pozicione kryesore në infrastrukturë dhe kompani të tjera “kyçe” në BE.
Këshilli i BE deklaron se paketa e dhjetë e sanksioneve është e drejtuar kundër 96 organizatave dhe transmetimi i kanaleve “Rusia sot” dhe “Sputnik” është i ndaluar. /FolDrejt/