Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se 36 djemë e vajza i janë shtuar Njësisë Speciale Operative, që t’i shërbejnë vendit pa dallim në çdo cep të territorit.
“36 zyrtarë policorë nga sot do të jenë vlerë e shtuar e Njësisë Speciale Operative. Djemtë e vajzat tona brenda kësaj Njësie do të shërbejnë për të gjithë qytetarët tanë pa dallim në çdo cep të territorit të Republikës sonë”, shkruan ministri.