Gjermania eliminoi SHBA-në 113-111 në përballjen gjysmëfinale të Kupës së Botës në Basketboll FIBA 2023.
Kështu, Gjermania do të përballet me Serbinë në finalen e FIBA 2023, përcjell Fol Drejt.
Në përballjen e zhvilluar në Manila Mall, Franz Wagner, Daniel Theis dhe Andreas Obst kontribuan në fitoren jetike të ekipit të tyre kundër amerikanëve, me më shumë se 20 pikë secili.
Amerikani Anthony Edwards regjistroi 23 pikë, ndërsa bashkëkombasi i tij Austin Reaves shënoi 21 pikë.
Gjermania, që për herë të parë do të luajë në finalen e Kupës së Botës në Basketboll, do të përballet me Serbinë, e cila eliminoi Kanadanë 95-86 në ndeshjen tjetër gjysmëfinale të zhvilluar më herët gjatë ditës.
Ndeshja e finales, si dhe ndeshja për vendin e tretë, e cila do të luhet ndërmjet Kanadasë dhe SHBA-së, do të zhvillohen të dielën./FolDrejt/