Kolonët hebrenj fanatikë nën mbrojtjen e policisë izraelite hynë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa që ndodhet në zonën e qytetit të vjetër në Kudsin Lindor nën pushtim.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, të cilin e bazon në Administratën e Vakëfeve Islame të Kudsit, thuhet se kolonët hebrenj fanatikë nën mbrojtjen e policisë izraelite bastisën Xhaminë Al-Aksa në formën e grupeve nga porta Al-Magharibah, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Hebrenjtë fanatikë kryen disa rituale fetare në murin rrethues të Xhamisë Al-Aksa.
Në lajm thuhet se kolonët hebrenj gjatë bastisjes që filloi në orët e mëngjesit, u përpoqën të provokojnë palestinezët që ndodheshin në Xhaminë Al-Aksa.
Sipas marrëveshjes së paqes të nënshkruar më 26 tetor të vitit 1994 mes Izraelit dhe Jordanisë, Xhamia Al-Aksa është nën kujdesin e Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit e cila është e lidhur me Ministrinë e Vakëfeve, Çështjeve Islame dhe Vendeve të Shenjta të Jordanisë.
Por, që nga viti 2003 e deri më sot, hebrenjtë nën shoqërimin e policisë hyjnë në vendet e shenjta me vendimin e njëanshëm të Izraelit pa lejen e administratës. Administrata e Vakëfeve Islame të Kudsit e cila këto hyrje i konsideron si bastisje, thekson se shkelet sovraniteti i muslimanëve./FolDrejt/