Bastisja e sotme e Policisë së Kosovës ka rezultuar në arrestimin e tre personave të dyshuar.
Siç raportohet, në mesin e të arrestuarve është ish-sekretari i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica.
Ndryshe, Lipovica është dhëndërr i ish-ministrit të finanacave nga radhët e PDK-së, njëherit kryetar aktual i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamzës.
I njëjti po dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.