Sipas gazetarit Christian Falk në podkastin e tij Bayern Insider , Bayern Munich nuk do ta ketë problem ta shesë Benjamin Pavard verën e ardhshme nëse ai nuk është më i lumtur në klub, shkruan Goal, transmeton Fol Drejt.
Kontrata e Pavard skadon në fund të sezonit dhe mbrojtësi francez ka qenë i zëshëm për të kaluar diku tjetër.
Bayern ende ka prioritet rinovimin e tij, por do ta lërë atë në rast se nuk është e mundur./FolDrejt/