Sipas gazetarit të transferimeve Ekrem Konur, Bayern München është gati t’i ofrojë Alphonso Davies një zgjatje të re të kontratës, e cila mund të zgjasë qëndrimin e tij në Allianz Arena deri në vitin 2028, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
22-vjeçari ka qenë një lojtar integral për skuadrën e Julian Nagelsmann këtë sezon, dhe po shijon një formë të mirë për klubin dhe kombëtaren këtë sezon. /FolDrejt/