Bayern, Liverpool dhe Arsenal duan mesfushorin Joao Palhinha (28-vjeçar), pretendon gazetari italian i sportit, Nicolo Schiro. Bëhet fjalë për një mesfushor portugez defanziv, i cili ka bërë 17 paraqitje, dy gola dhe një asistim për Fulham këtë sezon. Sipas Transfermarkt, kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2028 dhe vlera e tij vlerësohet në 60 milionë euro.
Kujtojmë se Palhinha ishte një hap larg një transferimi te Bayerni këtë verë. Ai udhëtoi për në Mynih dhe bëri ekzaminimet mjekësore dhe fotografi zyrtare. Krejt kjo ka ndodhur në orën 17:50, dhjetë minuta para përfundimit të afatit kalimtar në Gjermani. Bayerni ishte në pritje të konfirmimit të Fulham nga Londra, por ai nuk mbërriti, kështu që Palhinho u kthye në Angli.
Tashmë Bayern do të ketë konkurrencë serioze për portugezin, i cili ka 24 paraqitje dhe dy gola për kombëtaren. Më herët në karrierën e tij ai ka luajtur për Sporting, Moreirense, Belenenses dhe Braga. /FolDrejt/