Klubi i futbollit gjerman, Bayern Munich njoftoi sot se do të luajë një ndeshje miqësore me Manchester Cityn më 26 korrik në Tokio në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.
Në njoftim thuhet se më 29 korrik, Bayern do të luajë një ndeshje miqësore kundër skuadrës Kawasaki në stadiumin kombëtar të Tokios.
Bayerni më pas do të vazhdojë përgatitjet në Singapor nga 30 korriku deri më 2 gusht. Klubi nga Mynihu do të luajë kundër Liverpoolit në Singapor më 2 gusht, njofton skuadra, transmeton Fol Drejt.