Ekipi bavarez ka mposhtur skuadrën e Freiburgut me rezultat të thellë 5-0, shkruan Fol Drejt.
Golat për kampionin aktual gjerman i shënuan Gnabry (13), Choupo-Moting (33), Sane (53), Mane (56) dhe Sabitzer (80). Pas kësaj fitoreje Bayerni ngritet në pozitën e dytë tabelare me 19 pikë (katër më pak se lideri Union Berlin) pas dhjetë xhirosh, ndërsa Freiburg mbetet me 18 pikë në vendin e tretë në tabelë.
Nga ana tjetër, ekipi i Borussia Dortmund sot është mposhtur nga lideri Union Berlin me rezultat 2-0, me dy golat që janë shënuar nga Janik Haberer në minutat 8 dhe 21. /FolDrejt/