Bayern Munchen ka fituar ndeshjen e parë të eliminimit direk të 1/16 së finales ndaj Paris Saint-Germain me rezultat 0-1, raporton Fol Drejt.
Të vetmin gol për bavarezët e shënoi ish-lojtari i PSG, Kingsley Coman në minutën e 53 të takimit pas një pasimi të Davies.
Me këtë fitore, Bayern do ta pres me më shumë komoditet ndeshjen e kthimit në Gjermani.
Në anën tjetër, fitore minimale ka shënuar edhe Milan ndaj Tottenham Hotspur. Të vetmin gol për milanezët e shënoi Brahim Diaz në minutën e 7 të takimit. /FolDrejt/