Drejtori i Bayern Munchen, Hasan Salihamidzic jep verdiktin e ri për Harry Kane pas lidhjes së klubit bavarez me transferimin e magjistarit të Tottenham, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Hasan Salihamidzic, e ka përshkruar sulmuesin e Tottenham, Harry Kane si “një nga lojtarët më të mirë në botë”.
29-vjeçari ka qenë i lidhur fort me një kalim në Allianz Arena si një zëvendësim për Robert Lewandowski për një kohë të gjatë.
Gjigantët e Bundesligës thuhet se janë të interesuar të nënshkruajnë me kapitenin e Anglisë Kane verën e ardhshme, kur ai do të ketë vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij në veri të Londrës. /FolDrejt/