Sipas El Nacional, Bayern Munich dhe PSG janë shumë të prirur për të joshur mesfushorin e Arsenalit Martin Odegaard larg Emirates gjatë verës, transmeton Goal, përcjell Fol Drejt.
Odegaard e ka udhëhequr Arsenalin duke shënuar 15 gola dhe duke dhënë tetë asistime këtë sezon. Përveç PSG-së dhe Bayern Munichut, edhe Barcelona po e ndjek kapitenin e Topçinjve. /FolDrejt/