Sipas Fichajes, ylli i Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz, do të jetë objektivi kryesor i Bayern Munichut vitin e ardhshëm. Bayern e sheh Wirtz-in si një nga talentet më të mirë në futbollin botëror dhe dëshiron ta nënshkruajë atë si pjesë e projektit të tyre të ardhshëm.
Wirtz ka shkëlqyer për Bayer Leverkusen që kur bëri debutimin e tij në 2020, me klubin që tashmë ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2027. Megjithatë, ai ka munguar këtë sezon për shkak të një dëmtimi ACL të pësuar në fund të sezonit të kaluar.
Pavarësisht dëmtimit të tij afatgjatë, Bayern Munich do të bëjë gjithçka për 19-vjeçarin dhe shpreson ta sigurojë atë përpara se rivalët e tjerë evropianë si Real Madrid dhe Barcelona të kenë një shans./FolDrejt/