Bayern Munich është i interesuar për të nënshkruar me lojtarin e Manchester United, Alejandro Garnacho, raporton Goal, përcjell Fol Drejt.
Adoleshenti argjentinas ka depërtuar këtë sezon falë kontributit të tij në ndryshimin e lojës jashtë stolit. Me kontratën e tij që skadon në vitin 2024, bavarezët po e ndjekin të riun.
Megjithatë, Djajtë e Kuq janë të etur për rinovimin e kontratës me Garnachon pasi e konsiderojnë atë një pjesë të së ardhmes së tyre. /FolDrejt/