Sipas raportimeve nga Gjermania, Bayern Munich po kërkon të zgjasë kontratën e dy veteranëve në skuadrën e tyre, përkatësisht Eric Maxim Choupo-Moting dhe Manuel Neuer.
Drejtori ekzekutiv i Bayernit, Oliver Kahn, kishte shprehur më parë dëshirën e tij për të vazhduar kontratën me Choupo-Moting dhe pavarësisht se ai merr interes nga klubet elitare evropiane, duket se kamerunasi do të qëndrojë me bavarezët me një pagë të rritur.
Edhe pse kontrata e Manuel Neuer skadon në vitin 2024, skuadra gjermane nuk dëshiron të rrezikojë të humbasë portierin gjerman duke pasur parasysh se ai është ende një nga më të mirët në futboll sot./FolDrejt/