Bayern Munich nuk do të jetë një nga skuadrat që do të ndjekë sensacionin holandez Cody Gakpo, transmeton Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Sulmuesi i PSV-së ka qenë ndër lojtarët më të mirë të Holandës në Kupën e Botës, duke shënuar dy gola në dy ndeshje deri më tani.
Megjithatë, gjigantët bavarez besojnë se janë të mbuluar mirë në krahë me lojtarë si Serge Gnabry, Kingsley Coman, Sadio Mané dhe Leroy Sané. Si pasojë, Gakpo nuk konsiderohet si opsion për ekipin gjerman. /FolDrejt/