Sipas Sky Sports Germany (nëpërmjet The Mirror), skuadra gjermane Bayern Munich po vazhdon të hedhë bazat për të transferuar lojtarin anglez, Harry Kane.
Kampionët rekord të Bundesligës po kërkojnë të forcojnë repartin e tyre të sulmuesve gjatë afatit kalimtar të verës, me Kane që shihet si një zëvendësues i Robert Lewandowskit dhe i caktuar si objektivi i tyre kryesor.
29-vjeçari ishte i lidhur me një kalim te gjiganti gjerman verën e kaluar, por asgjë nuk u realizua.
Sulmuesi mendohet të jetë i disponueshëm për një tarifë prej rreth 80-100 milionë euro. Megjithatë, marrëveshja për të sjellë anglezin në Allianz Arena është larg momentalisht./FolDrejt/