Sipas Fabrizio Romanos, Bayern nuk do të aktivizojë klauzolën për blerjen e Joao Cancelos nga Manchester City, shkruan Fol Drejt.
“Bordi i Bayernit do të diskutojë me Tuchel në prill/maj për João Cancelo. Është një hap kyç për të vendosur të ardhmen e tij.”,shkroi Romano në Facebook.
Romano tha se Bayern nuk do të aktivizojë klauzolën e opsionit të blerjes prej 70 milionë eurosh – nuk ka qenë kurrë një mundësi.
Mënyra e vetme e mundshme do të ishin negociatat me Cityn. /FolDrejt/