Drejtori sportiv i Bayern Munich Hasan Salihamidzic i është përgjigjur spekulimeve që gjigandët e Bundesligës mund të bëjnë një ofertë për lojtarin e Chelsea, Antonio Rudiger.
Qendëmbrojtësi i “bluve” të Londrës është në vitin e fundit të kontratës në “Stamford Bridge” dhe mund të largohet nga ekipi si futbollist i lirë.
Janë disa klube të njohura në Europë, të cilët kanë interes për shërbimet e lojtarit.
Së fundmi edhe trajneri i bavarezëve, Julian Nagelsmann ka vlerësuar mbrojtësin 28-vjeçar gjatë një konferencë për shtyp.
Por Salihamidzic tha se Bayern ka shumë opsione në qendër të mbrojtjes.
Mediat në Britani raportojnë se futbollisti mund të marrë një ofertë, e cila shkon deri në 400 mijë paund në javë, duke e nxitur atë të ikë nga Chelsea.
Klube të interesuara për shërbimet e tij janë Real Madridi, PSG-ja dhe Juventusi. Raporton tvklan.al percjell Foldrejt.com