Sipas ekspertit të transferimeve, Christian Falk, Bayern Munich nuk është i interesuar të nënshkruajë me Ansu Fatin nga FC Barcelona.
Raportet e mëparshme kishin sugjeruar se gjigantët bavarez po e ndiqnin me kujdes sulmuesin e ri, por duket se gjermanët janë tërhequr nga gara.
Fati s’është më preferencë për skuadrën startuese në Spanjë për shkak të ardhjes së Robert Lewandowskit dhe për këtë arsye mund të kërkojë për një largim nga Barcelona, transmeton Fol Drejt.