Bayern është gati të shpenzojë 100 milionë euro për ta transferuar në Munich futbollistin Declan Rice, ka bërë të ditur gazetari Florian Plettenberg.
Rice është një dëshirë e madhe e trajnerit të Bayernit, Thomas Tuchel. Ai ka kontratë me West Hamin edhe për dy vite të tjera dhe klubi londinez kërkon 100 milionë euro për të.
“Bayern është gati ta paguajë atë shumë”, pohon Plettenberg.
Ky transfer do të ishte më i madhi në historinë e Bayernit. Deri më tani, kampioni gjerman ka shpenzuar maksimumi 80 milionë euro për një lojtar, aq sa ka kushtuar Lucas Hernandez katër vite më parë kur erdhi nga Atletico.
Rice, 24-vjeçari anglez, është kapiteni i West Hamit dhe ka qenë me klubin gjatë gjithë karrierës së tij profesionale. Ai luajti 244 ndeshje dhe shënoi 15 gola me 13 asistime.
SkySport gjerman raporton se Rice ka biseduar me drejtuesit e Bayernit për kontratën e tij në javët e fundit, ndërsa tani ka pasur një bisedë edhe me Tuchelin, i cili i ka thënë se do të dëshironte ta shihte në ekipin e tij, transmeton Fol Drejt.