Sipas raportimeve nga Gjermania, Bayern Munich është në përpjekje e sipër për të vazhduar kontratën e Lucas Hernandez, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Kontrata e mbrojtësit skadon në vitin 2024 dhe drejtuesit në Bayern synojnë të zgjasin kontratën me Hernandez.
Pavarësisht se mbrojtësi francez ka mbetur jashtë fushës për disa javë, Bayern Munich dëshiron të vazhdojë kontratën e tij dhe është i përkushtuar ta lidhë atë me klubin gjerman.
“Bisedimet me drejtuesit e Lucas janë shumë të mira”, tha drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidžic.
“Ai mbart gjenin e Bayernit dhe jeton në këtë klub. Sipas mendimit tim, e ardhmja e Lucas është në FC Bayern, nuk ka asnjë dyshim për këtë”. /FolDrejt/