Bayern Munchen e ka mbyllur këtë sezon 3 javë para kohe, duke triumfuar sërish në . Bayern Titulli i 10-të radhazi për bavarezët, teksa nuk mund të kishte mbyllje më të mirë se sa fitorja 3-1 në “Der Klassiker”. Bayern fitoi 3-1 në “Allianz Arena” ndaj Dortmund.
Vendasit e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh 2-0 falë golave të Gnabry dhe Leëandoëski-t. I pari ka shënuar në minutën e 15-të me një goditje të bukur nga jashtë zone, ndërsa i dyti ka përfituar nga një gabim në mbrojtje dhe ka dërguar topin në rrjetë me lehtësi.
Në pjesën e dytë, miqtë u munduan të futen në lojë me golin e Emre Can në 52’, që realizoi saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Por bavarezët “vranë” ndeshje në 83’ me golin e Musialas. Mbyllet 3-1 dhe Bayern merr titullin.