Bremer është njëri nga mbrojtësit qendror më të mirë këtë edicion në elitën e futbollit italian Serie A.
Qendërmbrojtësi brazilian ka shkëlqyer me fanellën e Torinos në vitet e fundit, por forma që po kalon këtë vit ka zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha italiane dhe jo vetëm.
Milan, Inter, Juventus e Roma kanë shprehur interesim për të, por në adresë të Torinos kanë ardhur oferta edhe nga jashtë kufijve të Italisë.
Sport Bild ka raportuar se gjiganti gjerman Bayern Munich tani është favoriti kryesor për të nënshkruar me qendërmbrojtësin brazilian.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë ka bërë gati ofertën prej 50 milionë eurove për brazilianin, ofertë që po shqyrtohet nga Torino.
Bavarezët kanë mbetur pa Niklas Sule që do t’i bashkohet Dortmundit në verë, derisa Upamecano dhe Pavard nuk po bindin dhe kjo është arsyeja që synojnë afrimin e Bremer.
24-vjeçari këtë edicion ka shkëlqyer në Serie A, ku ka zhvilluar 23 takime, ka shënuar dy gola e një asistim.
Përveç skuadrave italiane dhe Bayernit, të interesuar për Bremer mbetën edhe ekipet angleze si Chelsea dhe Newcastle United. /Telegrafi/ FolDrejt/