Bayern Munich nuk po kalon një moment të mirë në Bundesliga. Humbja kundër Augsburg ka bërë që të ketë edhe dyshime mbi vazhdimësinë e bashkëpunimit me trajnerin Julian Nagelsmann.
“Nuk po shqyrtojmë asnjë emër trajneri tjetër. Jemi plotësisht të bindur për të vazhduar me Julian. Duhet të kthehemi në rrugën e duhur.
Sapo të rikthehet gara, ndaj Bayern Leverkusen duhet të bëjmë gjithçka që të fitojmë”, u shpreh Oliver Kahn, i cili kështu konfirmoi Nagelsmann në krye të ekipit. /abcnews.al